Profili i Kompanisë PDF
lightbox[Company Profile alb 90% 90%]Profili i Kompanise
lightbox[Company Profile alb 90% 90%]Profili i Kompanise
lightbox[HIV-AIDSalb]Dita Botërore Kundër HIV-AIDS !
ÇFARË ËSHTË DITA BOTËRORE KUNDËR HIV/AIDS-IT?
1 Dhjetori është dita botërore e HIV/AIDS.Çdo vit kjo datë është një mundësi që njerëzit nga mbarë bota të bashkohen dhe të luftojnë HIV/AIDS-in, të mbështesin personat e sëmurë dhe të kujtojnë ata që kanë vdekur. Dita botërore e HIV/AIDS u zyrtarizua si e tillë për herë të parë në vitin 1988.
PSE ËSHTË E RËNDËSISHME DITA BOTËRORE KUNDËR HIV/AIDS-IT?
Në të gjithë botën janë mbi 34 milion njerëz të cilët e kanë virusin. Edhe pse virusi është identifikuar në vitin 1984, më shumë se 35 milion njerëz kanë vdekur nga HIV/AIDS, duke e bërë një nga sëmundjet më pandemike në histori.
Në ditët e sotme janë bërë kërkime të avancuara shkencore për trajtimin e kësaj sëmundje. Sot ekzistojnë ligje që mbrojnë personat e sëmurë me HIV/AIDS. Sot ne të gjithë jemi më shumë të informuar dhe të ndërgjegjësuar në lidhje me situatën. Pavarësisht kësaj, çdo vit në botë shumë persona diagnostikohen me HIV/AIDS, kjo sepse njerëzit akoma nuk janë ndërgjegjësuar në lidhje me faktin se si të mbrojnë veten dhe të tjerët. Stigmat dhe diskriminimi ngelen një realitet i hidhur për të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje.
Dita botërore e HIV/AIDS është e rëndësishme sepse rikujton publikun dhe qeverinë që kjo sëmundje ende nuk është zhdukur dhe ka një nevojë të madhe për të rritur të ardhurat monetare, të rritet shkalla e të qënit të kujdesshëm,të luftohen paragjykimet dhe të përmirësohet edukimi.
ÇFARË DUHET TË BËJMË NË DITËN BOTËRORE KUNDËR HIV/AIDS-IT?
Dita botërore e HIV/AIDS është një mundësi e mirë për të mbështetur dhe për tu solidarizuar me miliona njerëz të infektuar me këtë sëmundje, si psh një mënyrë është vendosja e një fjongoje të kuqe.
lightbox[Drive]Udhëtoni me kujdes !
Aksidentet nga trafiku rrugor janë shkaku kryesor i vdekjeve për moshat e reja 15-29 vjeç.
Në tetor 2005, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë, në të cilën i bëhej thirrje qeverive që ta kujtonin çdo vit të dielën e tretë të muajit nëntor si dita botërore në kujtim të viktimave nga aksidentet rrugore.
Kjo ditë u krijua si një mjet për të njohur viktimat e trafikut rrugor si dhe shqetësimet e të afërmve të tyre të cilët duhet të përballen me pasojat emocionale të këtyre ngjarjeve tragjike.
Përkujtohet për të tërhequr vëmendjen e publikut për aksidentet nga trafiku rrugor, pasojat e tyre, shpenzimet, si dhe masat që mund të merren për të parandaluar ato.
lightbox[Dengue]Paracetamoli dhe Ibuprofeni, përdorimi i tyre tek fëmijët !
Paracetamoli dhe Iboprufeni janë dy medikamente cilësore të cilat ndihmojnë në uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve tek fëmijët.
Në farmaci këto medikamente gjenden në formë shurupi dhe supozitori.
Paracetamol Shurup 120 mg / 5 ml;
Paracetamol Supozitor – 100mg, 125mg, 250mg.
Fasdol (ibuprofen ) – shurup 100mg/5ml
Fasdol Supozitor - 75mg, 150mg.
Të dyja keto medikamente janë antipiretikë dhe analgjezikë, por në ndryshim nga Paracetamoli, Fasdoli (ibuprofeni) është edhe antiinflamator.
Mungesa e aktivitetit antiinflamator të Paracetamolit i përket faktit që Paracetamoli është një inkibues (frenues) i dobët i ciklogjenazës. Gjithashtu ky medikament nuk inkibon aktivitetin e neutrofileve ndryshe nga ibuprofeni. Aktiviteti antipiretik i dedikohet inkibimit të ciklogjenazës – 3(Cox-3). Absorbohet shumë shpejt në traktin gastrointestinal (95-98%); shpërndahet me shpejtësi në lëngun organik dhe metabolizohet në mëlci. Një pjesë shumë e vogël eleminohet me urinën
(2-3%).
Iboprufeni nëpërmjet inkibimit të enzimes ciklooksigjenaza – 1 ( COX-1) dhe
ciklooksigjenaza – ( COX-2) , çon në reduktimin e sintezës së prostaglandinave, mediatorët më të rëndësishëm të inflamacionit , dhimbjes dhe hiperpireksisë ( temperaturë e lartë).
Krahasuar me Paracetamolin, Fasdoli ka një kohëzgjatje veprimi më të madhe në organizëm. Kjo është edhe arsyeja e marrjes më rrallë, cdo 6 deri 8 orë jo më shumë se 3 herë në ditë.
Ibuprofeni duke mos qenë selektiv i enzimave ( COX -1 , COX -2) ka si efekt anësor irritimin e stomakut, prandaj këshillohet gjithmonë marrja e tij pas buke.
Paracetamoli është më i lehtë si medikament por marrja e tij për një kohë të gjatë dhe ne doza të mëdha dëmton mëlcinë .Rekomandohet marrja e dozave sipas udhëzimit të mjekut ose farmacistit , pirja cdo 4 deri 6 orë dhe jo më shumë se 5 herë në një periudhë 24 orëshe.
Nëse fëmija në të njëjtën kohë po merr edhe një tjetër mjekim për të shmangur një mbidozë potencialisht fatale duhet të siguroheni që medikamenti tjetër të mos përmbajë paracetamol.
Në temperatura të larta mbi 38.5 °C rekomandohet marrja e Fasdolit ( shurup ose supozitor ), ndërsa në temperatura më të ulëta këshillohet marrja e Paracetamolit gjithmonë sipas udhëzimeve të mjekut ose farmacistit.
lightbox[Keshilla]Këshilla për të shmangur gabimet gjatë mjekimit me barna!
Çfarë duhet të bëj nëse harroj një dozë?
A duhet ta marrë këtë bar para, gjatë, ose pas ushqimit?
Çfarë intervali kohor duhet respektuar midis dy dozave?
Cilat janë efektet anësore që mund të më shfaqen?
A ka ndonjë medikament, ushqim, apo aktivitet që duhet të shmang gjatë përdorimit të këtij mjekimi?
Barnat duhet të ruhen në frigorifer apo në temperaturën e dhomës?